Preç Zogaj: Ja çfarë i kanë kërkuar Ramës në Gjermani për Saimir Tahirin

Shqipëria

Preç Zogaj: Ja çfarë i kanë kërkuar Ramës në Gjermani për Saimir Tahirin

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:48
Preç Zogaj

Analisti Preç Zogaj është shprehur se gjatë vizitës në Gjermani Ramës nuk i kanë kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit, por sipas tij i kanë kërkuar që PS ti heq imunitetin dhe ta lërë të hetohet normalisht si gjithë të tjerët: “Nuk është se i ka kërkuar njeri arresto, se nuk ta kërkon Gjermania diçka të tillë. Ata kanë ngritur problemi që Prokuroria kërkonte arrestimin, parlamenti nuk duhet ta mbronte me imunitetet dhe Gjykata mund ta lironte. Ky është problemi, të lihej në tagrin e Gjykatës nëse do të rinte në gjendje arresti apo jo”, u shpreh Zogaj.

Sa i përket çështje se deputetit gjerman Krichbaum dhe sulmin e tij nga mediat pranë Ramës, Zogaj e ka konsideruar si një rast të rëndë. Ai deklaroi se Rama ka kërkuar ndjesë para politikanëve gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat