Pse komenti i Krichbaum në Facebook nuk u interpretua mirë

Shqipëria

Pse komenti i Krichbaum në Facebook nuk u interpretua mirë

Më: 27 prill 2018 Në ora: 08:51
Edi Rama dhe Gunther Krichbaum

Kryetari i Komisionit për Evropën në parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum bëri një koment në rrjetin social Facebook një ditë më parë.

Por ai u interpretua si një përçarje mes konservatorëve gjermanë.

Më saktë, mediat thanë se Merkel mendon ndryshe nga ai kur bie fjala për Shqipërinë.

Pra ajo e mbështet hapjen e negociatave.

Por a ishte ky qëllimi i komentimit të tij?

Krichbaum u pyet nga një komentues se përse Merkel nuk mendon si ai dhe ai tha shkurt se në partinë e tyre nuk duhet që të gjithë të mendojnë njësoj.

Këtë ironi ai e përdori edhe kur erdhi në Shqipëri. Si për të treguar se ndryshe nga vendi ynë ku të gjithë mendojnë si kryetari, në Gjermani gjërat janë ndryshe.

Ironinë ai e përdori edhe dje, por mediat dhe komentuesit e shumtë shqiptarë në faqen e tij e përcollën edhe atje zhurmën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat