Banorët e Mirditës gjithë natën “në luftë” me flakët, digjen 10 ha pyll

Shqipëria

Banorët e Mirditës gjithë natën “në luftë” me flakët, digjen 10 ha pyll

Më: 27 prill 2018 Në ora: 09:56
Ilustrim

Banorët e fshatit Thirre të Mirditës, kanë luftuar më flakët gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, ndërsa mësohet se janë djegur 10 hektarë me pisha dhe shkurre.

Zjarri i rënë mbrëmë rrezikonte edhe 10 banesa që ndodheshin afër vatrave të zjarrit, por fatmirësisht ndërhyrja e banorëve bëri që zjarri të vihej në kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat