Meta: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çelur negociatat

Shqipëria

Meta: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të çelur negociatat

Më: 27 prill 2018 Në ora: 16:34
Meta dhe Tusk

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të kaluar në fazën e vështirë të negocimit drejt anëtarësimit”.

Kështu deklaroi sot Presidenti Ilir Meta i cili zhvilloi një takim të veçantë në Shkup, me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti Meta e konsideroi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e Presidentit Tusk në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, shenjë e vëmendjes dhe mbështetjes gjithnjë e në rritje të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Shtetit gjithashtu vlerësoi vizitën dhe mesazhet inkurajuese që Presidenti Tusk përcolli gjatë vizitës së tij në Tiranë, të cilat duhet të nxitin të gjitha institucionet shqiptare drejt arritjeve konkrete në zbatim të 5 prioriteteve kyçe.

Duke shpresuar në vendimmarrjen pozitive të Këshillit të qershorit ndaj rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, Presidenti Meta theksoi se, “ky do të ishte një moment oportun për të marrë përgjegjësi të reja dhe më angazhuese karshi qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë”.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka edhe vendimi për liberalizimin e sa më të shpejtë të vizave me Kosovën, një hap i merituar që do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë drejt hapësirës Shengen./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat