"Ma vranë vëllain në derë të shtëpisë, po t'i shkoj autorit ta çnjerëzoj, si i vjen atij?!"

Shqipëria

"Ma vranë vëllain në derë të shtëpisë, po t'i shkoj autorit ta çnjerëzoj, si i vjen atij?!"

Më: 27 prill 2018 Në ora: 16:56
Rifat Buci

Familljarët e Agim Bucit, i cili u vra para dy ditësh në Kamëz flasin për hakmarrje nëse drejtësia nuk vepron ndaj autorëve.

I vëllai i tij, Rifat Buci është shprehur për Ora News se hajdutët tentuar të vrisnin edhe gruan e viktimës. Sipas tij, dy grabitësit i kanë drejtuar pushkën për ta vrarë por mbeti e plagosur.

Rifat Buci: "Policia rëndësi ka që i ka kapur në kohë rekord, që natën e parë më tha shefi i komisariatit i ka pasur brenda. E ka fajin pushka se ai ia ka drejtuar edhe gruas që e ka plagosur. Siç i ra vëllait në zemër, do ti binte edhe asaj. Mirëpo e ka fajin pushka. Dhe përdorim një fjalë ne kur të fal pushka të falet gjaku. Por të vijë tjetri të ç'njerëzojë familje. Po ti shkoj atij djali ta ç'njerëzoj, si i vjen atij? A njeh familje? Më mirë më kërkon 10 mijë lekë dhe ti jap unë."

Ndërsa e motra e tij, Lume Dika ka kërkuar që të vendoset drejtësi ose do të hakmerren vetë ndaj vrasjes së 52-vjeçarit.

Lume Dika: "Të bëhet drejtësia ose do ketë vetëgjyqësi. Ma vranë vëllain në derë të shtëpisë, ishte punëtor, nuk i prishte punë askujt."

Agim Buci u vra  gjatë një tentative të dy grabitësve për ti vjedhur dyqanin në zonën e Kamëz dy ditë më parë. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen.
Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ata kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.

Gjatë tentativës për grabitje ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e 52-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat