Sekuestro preventive për rreth 25 000 m2 tokë në Razëm

Shqipëria

Sekuestro preventive për rreth 25 000 m2 tokë në Razëm

Më: 27 prill 2018 Në ora: 21:07
Ilustrim

Prokuroria e Shkodrës kërkon vendosjen e sekuestros preventive për mbi rreth 25 000 m2 tokë pyjore në Razëm të Malësisë së Madhe.

Kërkesa e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër që regjistroi procedimin penal në mars 2016 është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018.

Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve.

Prokuroria thotë se "hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara".

Nga organi i akuzës vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumentave" parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" parashikuara nga neni 287 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat