Bledi Mane: Mbyllni gojën, mbyllni këmbët. Hapni mendjen se negociatat hapen

Shqipëria

Bledi Mane: Mbyllni gojën, mbyllni këmbët. Hapni mendjen se negociatat hapen

Më: 27 prill 2018 Në ora: 22:13
Bashkimi Evropian

Qeveria të shtroje bythën në punë e ta mbyllë gojën duke i bërë elozhe vetes.

Opozita të mbyllë këmbët e të mos pallohet me çdo individ cinik e skeptik në Perëndim që nuk beson te forca dhe kurajo e shqiptarëve.

Opinionistët e plakur të tranzicionit të hapin mendjen e të mos flasin si halabakët e lagjes kur asfaltohet një rrugë ku do kalojë gjithë komuniteti.

Negociatat do hapen dhe padyshim kontributi ynë kolektiv nuk do mungojë që te marrja e kuponit tatimor e deri te respekti për natyrën, per njëri-tjetrin dhe respekti për ligjin.

Bashkimi Evropian nuk është si Armina që shtiret sikur dashuron Zenin. Evropa nuk ka nevojë për paratë tona, Evropa ka nevojë për vlerat e shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat