Reagon ashpër vajza e shkrimtarit të madh: Llumi, kurvat, spiunët dhe hajdutët në krye të shtetit!

Shqipëria

Reagon ashpër vajza e shkrimtarit të madh: Llumi, kurvat, spiunët dhe hajdutët në krye të shtetit!

Më: 28 prill 2018 Në ora: 20:35
Kuvendi i Shqiperisë

Vajza e poetit të madh lirik, Lasgush Poradeci, Marie Poradeci ka bërë një reagim të fortë ndaj atyre që sot janë opinionbërësit publikë të mediave por pa përmendur emra konkretë specific.

E indinjuar nga integriteti i atyre që dalin nëpër ekrane dhe flasin në emër të të gjithëve por edhe të parave, vajza e lirikut nuk ngurron të thotë se çfarë nxorri sipas saj politika në 27 vite.

“O qelbësirë grua, o qelbësirë burrë: kur të japësh një opinion për diçka duhet të shtosh përpara fjalët ‘për mendimin tim’ dhe pastaj ta thuash opinionin për të cilin je paguar kodoshërisht.

Politika ka 27 vjet që gërmovi e nxorri tërë llumin, kurvat, spiunët, hajdutët, dallaveraxhinjtë, sahanlëpirësit dhe i vuri të drejtojnë shtetin dhe dipllomacinë.

Dhe kështu e bëri Shqipërine një llumnajë të ndyrë. Mercenarët të qelbur që ju vrafte zoti. Është një vojtje e pafund për ata pak njerëz të ndershëm që jetojnë në këtë vend.” – kështu e përmbyll me nota revolte për gjendjen e opinionit publik, reagimin e saj të fortë Marie Poradeci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat