Basha njofton largimin e Ramës: Po bëhemi gati të qeverisim vendin, edhe pse shumë s’besojnë

Shqipëria

Basha njofton largimin e Ramës: Po bëhemi gati të qeverisim vendin, edhe pse shumë s’besojnë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 12:44
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeverisja.

Ai shprehet se kanë filluar pregatitjet e para në “selinë blu” për qeverisjen që do marrin në dotë demokratët.

Ndërkohë, ai nënvizon se PD në qeverisje do të modernizojë dhe forcojë Shqipërinë.

“Sot ne jemi në prag të një ndryshimi transformues. Dhe ndryshimi i vërtetë nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet, ndryshimi i vërtetë është që të bëhemi gati që të qeverisim. Dhe të qeverisim si europianë,” shprehet Basha.

Pjesë nga fjalimi

“Kjo është beteje e vështirë, sepse njerëzit kanë humbur besimin tek politika.

Njerëzit kanë humbur besimin tek aftësia për tu mirëqeverisur.

Njerëzit nuk besojnë më se një tjetër premtim, një tjetër thirrje për ndryshim nuk do të përfundojë si në të shkuarën.

Prandaj sot që ndryshimi nuk duhet të jetë thjesht një e përkohshme, vetëm për t’u kthyer prapë në të keqe me një fytyrë të re.

Këtë herë nuk duhet thjesht të ndalojmë të keqen, por duhet të shkulim rrënjët e saj.

Të gjitha rrënjet e të keqes sonë,

Rrënjët e padrejtësive që përjeton sot Shqipëria

Rrënjët e ngecjes në vend të ekonomisë

Janë tek politika e lidhur me krimin dhe oligarkët”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat