Bregu i kujton Bashës fjalimin e 2014: Statutin me -230 mijë vota e shkarkuam sot, rroftë ai i fitores

Shqipëria

Bregu i kujton Bashës fjalimin e 2014: Statutin me -230 mijë vota e shkarkuam sot, rroftë ai i fitores

Më: 29 prill 2018 Në ora: 16:48
Majlinda Bregu dhe Lulzim Basha

Pas miratimit të statutit të ri të Partisë Demokratike ka reaguar dhe një ndër kritiket e Bashës, Majlinda Bregu.

Me anë të një postimi në Facebook, Bregu shkruan se ky është një statut për kryetarët e PD.

Në postimin e saj Bregu i ka kujtuar Bashës, fjalën që ky fundit ka mbajtur në vitin 2014 ku ka deklaruar: “Ka ende shume institucione ne vendin tone, perfshi shume parti politike, qe funksionojne si kazerma ne sherbim te kryetarit. Ne duhet t’i sfidojme keto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do te perpiqet te modernizoje shoqerine permes modelit te saj”.

Postim i plotë

Nje statut per Kryetar te PD-se!

***

Lulzim Basha- Fjala ne Kuvend Kombetar te PD, 2014??????

“Ka ende shume institucione ne vendin tone, perfshi shume parti politike, qe funksionojne si kazerma ne sherbim te kryetarit. Ne duhet t’i sfidojme keto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do te perpiqet te modernizoje shoqerine permes modelit te saj.

Ky lidership i ri jep garanci se do të zhvillojnë demokracinë e brëndshme në parti, se do të zbatojë me besnikëri statutin dhe programin e partisë, se do të respektojë diversitetin e mendimit, se do të drejtojë në frymën e kolegjialitetit dhe solidaritetit politik e njerëzor, se do të rrisi mbështetjen e publikut ndaj Partisë Demokratike.”

***

Pasi Statuti i vjeter na coi ne humbje te 230 mije votave, sot mes brohoritjeve u zgjodh Statuti i ri!

Poshte statuti i humbjes!

Rrofte statuti i fitores!

Se mos thote ndonje qe Kryetari nuk ka sfiduar pa reshtur” mbetjet mesjetare” ku Partite sherbejne “si kazerma ne sherbim te Kryetarit!

Statuti kishte faj, ate e shkarkuam!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat