“Festa e luleshtrydhes”, promovim produktit lider të Fierit

Shqipëria

“Festa e luleshtrydhes”, promovim produktit lider të Fierit

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:13
ilustrim

“Festa e Luleshtrydhes” në Frakull, një aktivitet i Bashkisë Fier, ka për qëllim promovimin e vlerave më të mira të zonës, traditave dhe trashëgimisë.

E konsideruar si një prodhim lider i zonës së Frakullës, kultivimi i luleshtrydhes përbën një histori suksesi për fermerët e kësaj zone, që eksportohet në shumë vende të Ballkanit dhe Europës.

Në zonën e Frakullës kultivohen mbi 90 ha sera vetëm me luleshtrydhe. Produkti eskportohet në pjesën më të madhe duke qenë i kërkuar për cilësinë e lartë. Fermerët kanë investuar pas viteve të gjata në emigracion dhe marrjes se kredive në banka.

Në qendër të këtij aktiviteti, që do të organizohet në 18 maj, është promovimi i kulturës, traditës, historisë, kurinarisë dhe mbi të gjitha produkteve bujqësore, me në qendër luleshtrydhen, produktin lider të zonës Frakull.

Panairi i madh i luleshtrydhes me pjesëmarrjen e mbi 30 fermerëve të zonës Frakull dhe panairi i prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të zonës janë dy prej organizimeve kryesore në kuadër të këtij eventi.

Po ashtu pjesë e rëndësishme e aktivitetit do të jetë stenda e trashëgimisë dhe traditës si dhe një koncert festiv me këngë e valle tradicionale të zonës.

“Festa e Luleshtrydhes” është ndalesa e Turit Etnokulturor “Hajd Dalim nga Myzeqeja”, nisur në muajin nëntor të vitit 2016./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat