Rama për Veliajn: Rriti taksat, por nuk fle gjumë

Shqipëria

Rama për Veliajn: Rriti taksat, por nuk fle gjumë

Më: 2 maj 2018 Në ora: 18:51
Edi Rama

Kreu i Qeverisë, Edi Rama bashkë me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn kanë pasur një dëgjesë publike ditën e sotme, në kuadër të nismës marrë ditët e fundit nga ai për llogaridhënie nga pushteti ekzekutiv dhe vendor.
Duke folur në këtë takim, Rama për herë të parë pranoi se bashkitë kanë rritur taksat, ndërsa qeveria ka rritur vetëm dy të tilla.

Por, nga ana tjetër, Rama u shpreh se Veliaj me taksat që merr nga qytetarët e Tiranës ka bërë shumë punë, ku përmendi ndërtimin e 17 shkollave.

Madje Rama shkoi deri aty se tha se Veliaj ngrihet duke mbjellë pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur.

“Dëgjoj shpesh ‘taksa taksa’, dhe me idenë që ne kemi rritur taksat dhe këtë ankesë e bëjmë ata që s’kanë paguar asnjë taksë në jetën e tyre. Ne kemi rritur vetëm dy taksa, kemi rritur taksën për ata që fitojnë më shumë, ishte 10 % e kemi bërë 15%. Ne që akuzohemi për pasurimin e një grushti oligarkët, i kemi bërë oligarkët që të paguajnë shumë më tepër. E kemi rritur taksën e karburantit në atë kohë pasi ishte e vetmja taksë që mund ta rrisim pa rënduar familjet. Taksat që kemi ulur ne janë shumë, pasi në 2013-ën 15-katshi paguante më pak se furra tek lagja e Ditmirit, meqë sot është këtu pasi i kemi ardhur afër.

Apo pastruesja e kryeministrisë paguante më shumë sesa bizneset. Sot furra e bukës paguan më pak dhe pastruesja e Kryeministrisë. U shkepën duke gënjyer shtetin dhe konsumatorin. Ne duam të kapim të mëdhenjtë, s’kemi punë me të vegjlit. Por të vegjlit nuk duam të përdoren nga të mëdhenjtë, apo të mëdhenjtë të bëhen si të vegjël. Nuk jemi gjëkundi në raport me të vërtetën; qeveria që ka rritur taksat. Por jemi qeveria që ka ulur taksat. Ndërkohë që lali Eri i ka rritur taksat. Lali Eri dhe kryetarët e bashkive, në xhepin e këtyre qytetarëve nuk reflektohet si rritje. Me taksën e arsimit janë ndërtuar 17 shkolla në Tiranë, në mund të ditës janë kontribute që kthehen pas. Një kryetar bashkie gdhihet duke mbjell pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur, ja vlen t’ia japësh ato lekë. Në fund të fundit patriotizmi nis nga taksa. Kush i thotë vetes; o sa mirë me qenë shqiptar, çdo gjë është por jo patriot. Me ndihëm e kolegëve që folën dhe me begenisjen e Lali Erit und t’ju përgjigjemi sa më shumë pyetjeve, ndaj flisni hapur”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat