“Nëse s’ jemi të paaftë për të çuar përpara vizionin e Ramës, dikush tjetër do ta bëjë”

Shqipëria

“Nëse s’ jemi të paaftë për të çuar përpara vizionin e Ramës, dikush tjetër do ta bëjë”

Më: 2 maj 2018 Në ora: 23:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Asambleja e Partisë Socialiste javën e kaluar se në shtator do ketë ndryshime në qeveri dhe gjatë kësaj periudhe anëtarët e kabinetit janë në provë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha në “Repolitix” se çdo ministër ka një kontratë me kryeministrin me objektiva për t’u arritur. Nëse kjo kontratë me pritshmëri nuk përmbushet, tha Xhaçka, atëherë asnjë ministër nuk ka e të sigurt vendin në kabinet.

A ndjeheni në presion nga këto fjalë të kryeministrit?

Ai ka përgjegjësinë, ka lidhur një kontratë me kabinetin e vet, ne jemi të përzgjedhurit e tij. Nëse jemi të paaftë për të çuar përpara vizionin e tij, dikush tjetër duhet ta bëjë. Ndjehem në presion çdo ditë, si të gjithë kolegët e mi, por jo kundrejt kryeministrit, por përgjegjësia që për të çuar përpara Shqipërinë. Ky është presioni.

Po punën e kryeministrit kush e gjykon?

Punë n e tij e gjykojnë votuesit, për objektivat programorë, ku do ta çojë vendin, aspiratat e integrimit, si do ta zhvillojmë këtë vend më shumë, si do rrisim ekonominë më shpejt, si do rrisim vendet e punës. Kryeministri është personi nën lupën e të gjithëve. Nëse fati jonë si ministër apo si deputetë është nonkosenguencë përpara aspiratave të shqiptarëve.

S’jeni e shqetësuar se kryeministri mund t’iu shkarkojë në shtator?

Unë mbështes këtë kryeministër për arsyet e duhura. Dhe arsyet e duhura nuk janë ambicie e imja personale, por për të bërë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat