Trafik kokaine drejt Italisë; Reagon Policia shqiptare: Ja e vërteta e operacionit

Shqipëria

Trafik kokaine drejt Italisë; Reagon Policia shqiptare: Ja e vërteta e operacionit

Më: 4 maj 2018 Në ora: 11:24
Policia

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Itali, ku u lëshuan urdhër-arreste për 7 shqiptarë.

Blutë pretendojnë se bëhet fjalë për një operacion të vjetër të vitit 2015, i koduar “Free Flight”, të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Ndërkohë, sot mediat italiane raportojnë se autoritetet vendase atje kanë lëshuar 7 urdhra arresti ndaj personave nën hetim që kanë përdorur siç është dokumentuar në hetim një aeroplan të vogël për të sjellë drogën nga brigjet shqiptare.

Njoftimi i Policisë

Lidhur me lajmin për operacionin antidroge në Itali, rezulton se është procedim i disa viteve me pare dhe po zbatohen flete arrestet e Prokurorit të DDA së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015. Operacioni është i vitit 2015 i koduar “Free-Flight”, operacion ky i zhvilluar ne bashkëpunim me Policinë shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat