“Prindër, refuzoni dhënien e kartave të identitetit, do të përdoren për zgjedhje!”

Shqipëria

“Prindër, refuzoni dhënien e kartave të identitetit, do të përdoren për zgjedhje!”

Më: 4 maj 2018 Në ora: 11:41
Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar sot skandalin e mbledhjes së të dhënave personale të prindërve përmes nxënësve me urdhër të Ministres së Arsimit.

“Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, ka nisur një fushatë të kundërligjshme për t’u marrë prindërve të nxënësve të gjitha të dhënat personale. Mësuesve u është kërkuar nga ministrja e Arsimit që të marrin sa më shpejt të gjitha të dhënat personale të prindërve”.

Deputetja Albana Vokshi  i ka bërë thirrje prindërve të mos i japin të dhënat personale, si dhe i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të sqarojë situatën dhe Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

“Prindër, refuzoni dhënien e kartave të identitetit në shkolla, dyshohet se do të përdoren për zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat