Mister vdekja e policit në Shkodër, ja dyshimet mbi ngjarjen e rëndë

Shqipëria

Mister vdekja e policit në Shkodër, ja dyshimet mbi ngjarjen e rëndë

Më: 4 maj 2018 Në ora: 12:03
Foto arkiv

Hije të shumta misteri vijojnë të shoqërojnë ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku efektivi i policisë Ded Shkalla u gjet i vdekur në ujërat e lumit Kir.

Trupi i 52-vjeçarit, baba i 7 fëmijëve u gjet i pajetë pranë Zallit të Kirit, ndërkohë po shkonte në punë. Ndërkaq pikëpyetje të shumta ngrihen mbi faktin se çfarë kërkonte i ndjeri në këtë zonë.

Burime pranë policisë se Shkodrës, bëjnë me dije se dyshimet e para, lidhen me një vdekje natyrale, me gjasë sulm në zemër. Ndërkohë një tjetër pistë është ajo e vetëvrasjes, por edhe kjo hipotezë vijon të jetë e pakonfirmuar.

Sipas dëshmive edhe të familjarëve të viktimës, Shkalla prej disa kohësh vuante prej problemeve shëndetësore, por grupi i ekspertizës një kampion të gjakut të 52-vjeçarit e kanë dërguar në laboratorin kriminalisitik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme.

52 vjeçari Dede Shkalla, humbi jetën një ditë më parë rreth orës 14:00, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna zyrtare për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat