Rama: Ne dhe BE jemi një, të respektohemi aq europianë sa jemi

Shqipëria

Rama: Ne dhe BE jemi një, të respektohemi aq europianë sa jemi

Më: 4 maj 2018 Në ora: 19:42
Edi Rama

Në javën e Europës dhe në çelje të ekspozitës së kodikëve, vëllimeve më të moçme të trashëgimisë sonë  humaniste dhe shpirtërore, kryeministri Edi Rama gjeti sërish rastin për të kërkuar nga vendet anëtare të BE për të dhënë rekomandimin e tyre për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Është një proces rizbulimi për shqiptarët dhe zbulimi për europianët, ne jemi një pavarësisht se fati na ka ndarë, ata në BE, ne në BE. Jam i gëzuar që ky aktivitet dëshmon se për ne viti i Skënderbeut nuk është një vit i zhurmave nacionaliste, siç u tremben këta të BE, por është një vit i Europës me BE të mëdha, të asaj Europë që e mishëron si një simbol të jashtëzakonshëm për ne, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe nga ana tjetër ky aktivitet e plotësoi me së miri Javën e Europës. por ne s’duam të jemi europianë, por të respektohemi aq europianë sa jemi”.

Kreu i qeverisë u akordoi medaljen e mirënjohjes krerëve të komuniteteve fetare në Shqipëri, për vlerën e çmuar të bashkëjetesës në trashëgiminë tonë.

Ekspozita e kodikëve një rrëfim unik i Shqipërisë së vlerave dhe qytetërimit, do të jetë e hapur në zemër të Tiranës deri më 20 Maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat