Vetingu, proces i drejt dhe i paanshëm për të larguar të inkriminuarit nga policia

Shqipëria

Vetingu, proces i drejt dhe i paanshëm për të larguar të inkriminuarit nga policia

Më: 5 maj 2018 Në ora: 11:25
Fatmir Xhafaj

“Procesi i vettingu-t në policisë është i paanshëm dhe i drejtët që synon largimin nga Policia e Shteti, ata punonjës të lidhur me krimin apo që janë të korruptuar”, deklaroi sot ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në ceremoninë e ‘Ditës së Dëshmorëve të Atdheut’, organizuar në Akademinë e Sigurisë.

Në fjalën e tij, ministri Xhafa tha se “sot të gjithë kolegët respektojnë me përulje të gjithë ata policë që kanë rënë në krye të detyrës dhe janë shpallur dëshmorë të Atdheut. Për gjatë tri dekadave, Policia e Shtetit ka qenë në përballje me krimin e organizuar dhe kjo përballje nuk ka qenë e lehtë dhe ka pasur kostot e saj dhe humbje në jetë të trupës së saj. Sot merr jetë kjo ditë dhe se dita e dëshmorëve duhet kujtuar si e shenjtë”.

Në vijim, Xhafaj shtoi se “Policia e Shteti, falë punës së saj është ngjitur sot në sondazhet më të besuara të institucioneve të shtetit. Kjo nuk është rastësi, por fruti i përpjekjeve të punonjësve të policisë për realizimin e detyrave me efikasitet dhe përkushtim dhe rruga e bërë deri këtu nuk ka qenë e lehtë, por ka kërkuar mundë dhe sakrifica”.

“Është plotësisht meritë e punës që statistikat e krimit për vitin 2017 në katër mujorin e parë janë ndër treguesit më të mirë në 20 vitet e fundit. Sot, Shqipëria është jashtë hartës së vendeve ku mbillet dhe kultivohet kanabis, është një vend ku organizata kriminaleve kanë humbur qetësinë e dhe të bërit të biznesit të tyre kriminal. Sot Shqipëria është një vend ku ai që bënë krimi jo vetëm identifikohet por ndalohet dhe arrestohet, thuajse pas kryerjes së veprës kriminale”, tha ai.

Po ashtu Xhafaj tha se “Policia e Shteti ofron qetësi dhe siguri për qytetarët. Në këto vite ne kemi ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe rrënjësore, shpesh kanë për qellim përsosjen profesionale të policisë dhe bashkërendimit të policisë me qytetarët”.

“Në polici tashmë ka nisur zbatimi i Vetingu-t dhe në këtë proces kemi sjellë në Shqipëri përvojën e vendeve të zhvilluara. Duhet të rikonfirmoj se ky proces nuk ka për qëllim të penalizojë punonjësit e policisë por të jetë një proces i paanshëm, objektiv dhe i barabartë, por dhe mirëkuptues”, theksoi Xhafaj.

Po ashtu ai shtoi se “ne synojmë që ku proces të largojë nga radhët e Policisë së  Shtetit kryesisht në nivelet drejtuese ata punonjës të cilët direkt apo indirekt janë të lidhur me krimin, janë të korruptuar apo të paaftë”.

“Sot, ruajmë bindjen se policia janë pasuria dhe shembulli më i shkëlqyer i mirë funksionimit të shteti në Shqipëri dhe Vettingu do ta përforcojë këtë bindje”, tha në fund ministri. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat