Basha: Ligj në Kuvend për ndalimin e simboleve të komunizmit

Shqipëria

Basha: Ligj në Kuvend për ndalimin e simboleve të komunizmit

Më: 5 maj 2018 Në ora: 11:42
Lulzim Basha

PD është e angazhuar të çojë në Parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit, tha kreu i opozitës Lulzim Basha në nderimet e tij para monumentit Nënë Shqipëri.

“PD është e angazhuar të çoj në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë,për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha”, tha Basha.

Sot është dita t’i kujtojmë njëri-tjetrit se liria fitohet e mbrohet çdo ditë. “Është dita për t’i kujtuar njëri-tjetrit, se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat