Deputeti i LSI qëndroi në seancë për të shpëtuar mandatin…

Shqipëria

Deputeti i LSI qëndroi në seancë për të shpëtuar mandatin…

Më: 10 maj 2018 Në ora: 13:33
Argon Çela është fotografuar në vendin e tij në fund të sallës së punimeve të parlamentit, ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi po hidhte ligjet në votim.

Ndonëse deputetët e opozitës u larguan nga seanca e Kuvendit, deputeti i LSI nga qarku i Shkodrës Agron Çela nuk i është bashkuar grupit për ta bojkotuar sallën, por ka qëndruar duke bashkuar votat me PS për një projektligj të rendit të ditës dhe më pas është larguar.

“BalkanWeb” mëson se deputeti i LSI mungonte prej disa kohësh në seancat e Kuvendit dhe besohet se veprimi i tij ka qenë për të shpëtuar mandatin e deputetit.

Argon Çela është fotografuar në vendin e tij në fund të sallës së punimeve të parlamentit, ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi po hidhte ligjet në votim.

Kujtojmë se vetëm pak seanca më parë, deputeti i LSI-së, Robert Bitri nuk e braktisi seancën dhe më pas doli nga grupi i LSI.

Kurse më herët po nga radhët e LSI, thyen vendimin për largimin nga salla, deputet Vangjel Tavo dhe Lefter Koka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat