“Nuk kam bërë marrëveshje”: Pse u detyrua që të reagonte Izet Haxhia?

Shqipëria

“Nuk kam bërë marrëveshje”: Pse u detyrua që të reagonte Izet Haxhia?

Më: 10 maj 2018 Në ora: 14:40
Izet Haxhia

Izet Haxhia është bërë jo pak herë pjesë e diskutimeve politike në Shqipëri me komentet dhe akuzat e tij.

Por pas ekstradimit në Shqipëri, spekulimet kanë kapur qiellin.

 Mazhoranca dhe mediat pranë saj po spekulojnë se ai do të sjellë fakte tronditëse kundër opozitës së djathtë.

Madje një konspiracion i tillë mbërriti të enjten në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërcënoi kreun e opozitës, Lulzim Basha me emrin e Izet Haxhisë.

Duket se kjo ka nxitur edhe një reagim të partneres së Izetit.

E dashura e Izet Haxhisë, e cila po menaxhon faqen e tij në FB, ka bërë një reagim para pak minutash.

Ajo thotë se përcjell një mesazh të Izetit.

Sipas tij, ai nuk ka bërë asnjë marrëveshje dhe asnjë bisedë.

STATUSI:

Miq te dashur te Izetit!
Ne radhe te pare, keni te gjithe nje pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palekundur ne te Vertetat e tij!
Me kerkoi te komunikoja dicka:
Izet Haxhia, ne menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bere ASNJE marreveshje, ASNJE shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me apsolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!! Qofshin te majte, apo te djathte!! Cdo spekullim mbi kete teme, eshte i genjeshtert dhe leverdises per ata qe i fshihen te vertetave!! Deshmitari me i pare dhe i besueshem per kete, eshte Zoti vete!!! Ai u vetedorezua me deshiren e tij te lire, per te kerkuar te drejten legjitime, si cdo shtetas tjeter, te gjykohet me DREJTESI!!
Izet Haxhia,eshte teresisht i shkeputur nga cdo politikan shqiptar dhe kete e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrerine qe e karakterizon!
Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga une, nga ty, nga ti tjetri, nga ne te gjithe! Qe duam drejtesi per cdo bashkekombas tone! Drejtesi per te pafajshmit dhe drejtesi per fajtoret!!!
E dyta, nje FALENDERIM te vecante per personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojne me korrektese dhe profesionalizem maksimal
Me shpresen tek Zoti dhe tek e Verteta, le te solidarizohemi te gjithe ne kerkesen tone per Drejtesi!
Qofshi te gjithe te lumtur e te plotesuar ne jetet tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat