Lirohet nga burgu Mark Frroku

Shqipëria

Lirohet nga burgu Mark Frroku

Më: 10 maj 2018 Në ora: 15:01
Mark Frroku

Gjykata e Fierit ka liruar ditën e sotme ish-deputetin Mark Frroku.

Vendimi është bërë publik ditën e sotme.

Frrokut i kishte mbetur edhe 1 vit burg, por gjykata ka vendosur ta pezullojë vendimin.

Ndaj Frrokut është vendosur masa e sigurimit ‘detyrim paraqitje’.

Mark Frroku ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 5 muaj burg, por Apeli do të ja ulte dënimin në 6 vite.

Pasi ka vuajtur disa vite, gjykata e Fierit sot ka vendosur që Frroku të dalë nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat