U lirua Mark Frroku, ish-ministri i Ramës: Kuksianët janë ende në burg

Shqipëria

U lirua Mark Frroku, ish-ministri i Ramës: Kuksianët janë ende në burg

Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:31
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lirimit të Mark Frrokut.

Duke shkruar në profilin e tij në Facebook, Manjani pasi ironizon lirimin e ish-aleatit të Edi Ramës, thekson se kuksianët që protestuan për një të drejtë të tyre, janë ende në qeli.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:

U lirua Mark Frroku?!

Po mirë. Fundja një ditë do lirohej dhe ai, pavarësisht krimit për të cilin u dënua.

Por, kujtoj se janë ende në burg 4 shqiptarë nga Kukësi, kot fare!

Vetëm pse protestuan për një të drejtë të ligjshme!!!

Kjo nuk quhet drejtësi!

E përsëris propozimim:

PARLAMENTI TË BËJË NJË AMNISTI PËR QYTETARËT, që ndiqen penalisht vetëm pse protestojnë!

Po të duan projektin, e përgatis në çast!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat