Falsifikimi i Kodit nga Xhafaj, LSI: Të shfuqizohet neni që favorizon trafikantët

Shqipëria

Falsifikimi i Kodit nga Xhafaj, LSI: Të shfuqizohet neni që favorizon trafikantët

Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:25
Petrit Vasili,

LSI ka kërkuar sot abrogimin e menjëhershëm të nenit 491 "Për ekstradimet" në Kodin Penal dhe nisjen e hetimit nga Prokuroria për zbardhjen e menjëhershme të dyshimeve për falsfikimin e tij nga kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi dhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Vasili tha se ky akt e errëson ndjeshëm integritetin e Parlamentit shqiptare dhe të vetë Reformës në Drejtësi, ndaj hetimi do të ndihmonte mjaft. 

Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, nga selia deklaroi shprehimisht:

Jemi sot në këtë komunikim për zhvillimet shumë serioze që lidhen me veprimtarinë e parlamentit shqiptar në tërësi dhe lidhen drejtpdrejtë me përcaktimet që në Kodin Penal janë bërë në mënyrë krejtësisht të pajustifikuar dhe që krijojnë hapësirë kriminelëvë dhe trafikantëve që ata t’u shpëtojnë dënimeve të tyre.

Lidhur me sa më sipër dhe denoncimin e bërë tashmë publik për ndryshimet në Kodin Penal, në nenin 491 që shërben si një dritare si nj alibi për kriminelët dhe tarfikantët që t’u shpëtojnë dënimeve të tyre, LSI përcakton qartë që qëndrimi  më i mirë do të ishte abrogimi i menjëhershëm i këtij neni  dhe të ulemi ën tavolimë dhe të ribëjmë përcaktime të reja që mbyllin dritaret dhe alibitë për kriminelët në Kodin Penal të Shqipërisë dhe e kthejnë Kodin në ato përcaktime që ai ka në instrument lufte të papajtueshme me krimin dhe trafiqet."

"LSI – theksoi Vasili, -  është e gatshme të japë votat për abrogimin e këtij neni dhe objektivat e luftës kundër trafikut dhe trafikantëve.

Njëherazi është fare e qartë që opinioni publik ndodhet para një mashtrimi serioz me aktet parlamentare dhe atë çfarë miratohet. Integriteti i parlamentit është i rrezikut dhe këto duhen verifikuar: me hetim parlamentar, patjetër që po, prokuroria shqiptare kryesisht duhet të fillojë hetimin ëpr të zbardhur çështjen.

Vetëm zbardhja e këtyre çështjeve nëpërmjet emaileve që janë çuar lart e poshtë në keqpërdorim të deputetëve duhet të marrin fund pasi përveçse janë përdorur në shërbim të interesave të caktuara nuk kanë prodhuar asgjë tjetër.

Duhet që kjo çështje dhe gjithë praktike pse jo, bizantine e përdorimit të kodit Penal, e shpërdorimit të institucioneve që asistojnë Shqipërinë, me shkëmbime emailesh me institucione ndërkombëtare që kanë zëvendësuar Kushtetutën duhet zbardhur duhet parë si ka funksionuar dhe në fund të gjithë do të jenë të qartë se çfarë ndodhi dhe nëse ka përgjegjës, të përgjigjen.

LSI është e gatshme të kontribuojë me gjithë forcën e saj politike në transparencën e kësaj po dhe shoqëria ka nevojë të shikojë që Shqipëria ecën në rrugën që do, pastrimin nga krimi dhe korrupsioni; ndryshe kriminalizimi i jetës shqiptare ka arritur të kriminalizojë edhe reformën në drejtësi.

Ky i fundit do të ishte një sinjal shumë i rëndë  që ka lidhje me integritetin e kësaj reforme, që ka filluar të errësohet në mënyrë të rëndësishme por me këto veprime është mundësia për të shpëtuar sadopak nga integriteti i reformës në drejtësi."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat