I dërguari i Merkel “nis nga puna”, Michael Roth u takua me Ramën

Shqipëria

I dërguari i Merkel “nis nga puna”, Michael Roth u takua me Ramën

Më: 11 maj 2018 Në ora: 13:55
Michael Roth

Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme Michael Roth është takuar paraditen e të premtes me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që pasdite pritet të takojë kreun e selisë blu, Lulzim Basha.

Të shtunën është parashikuar një takim me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas do të japë një konferencë për shtyp.

Roth para se të vinte në Tiranë ndodhej në Shkup, ku më herët bëri të ditur dhe qëllimin e vizitë së tij, në një kohë që në qershor pritet vendimi për çeljen e negociatave.

“Qeveritë në Shkup dhe Tiranë kanë vëne në rrugën e duhur reforma domethënëse. Kjo tregon se për to është e rëndësishme të përafrohen me Bashkimin Europian. Keto reforma jo gjithmonë janë të lehta dhe kërkojnë edhe sakrifica nga qeveria dhe qytetaret. Me rekomandimin për çeljen e negociatave me këto vende Komisioni Europian njohu përpjekjet e konsiderueshëm të këtyre vendeve javët dhe muajt e fundit. Shkupi dhe Tirana nuk mund t’ia lejojnë vetes të zbehin këtë ritëm dhe unë do ta bëj tepër të qartë këtë gjatë bisedimeve tona. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të dy vendeve t’u behet e qarte se këto përpjekje njihen prej nesh. Ky është edhe një tjetër qëllim i udhëtimit tim”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat