Ambasadori Lu e këshillon Ramën të flasë vetëm në emrin e tij

Shqipëria

Ambasadori Lu e këshillon Ramën të flasë vetëm në emrin e tij

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:08
Donald Lu

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka reaguar në lidhje me akuzat për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një prononcim për News24 dhe “BalkanWeb”, ambasadori amerikan del kundër kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se nuk duhet të flasë në emrin e tyre dhe shton se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafaj.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”, deklaron Ambasadori Lu.

Dje kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se ndërkombëtarët dhe shqiptarët kishin dijeni për akuzat që rëndojnë mbi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe se opozita i nxirrte në pah sa herë donte të sulmonte socialistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat