Pse Cipras anuloi vizitën në Tiranë, Kotzias zbulon shkakun

Shqipëria

Pse Cipras anuloi vizitën në Tiranë, Kotzias zbulon shkakun

Më: 12 maj 2018 Në ora: 07:28
Rama dhe Tsipras

Kryediplomati grek Nikos Kotzias pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e patentave mes Shqipërisë dhe fqinjëve tanë jugorë, foli për një temë mjaft të ndjeshme, atë të ligjit të Luftës.

Ai e cilësoi një skizofreni historike.

“Vizita e zotit Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit dhe qeverisë. E keni parasysh çështjen e Presidentit për dhënien e autorizimit për përfundimin e negociatave, tashmë ajo çështje është zgjidhur.

Kështu që shumë shpejt se zgjedhjet e ardhshme në Greqi, besoj para vjeshtës. Takimet e lidhura me zonat ekonomike janë më të mira. Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira. Jemi shumë optimist. Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Me këto marrëveshje do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen të tjera, siç është ajo e piramidave. Besoj se politikanët duhet të jenë për të zgjidhur problemet dhe të largojnë peshat e së kaluarës. Me Tsipras jemi ulur për t’i dhënë zgjidhje të gjitha temave të hapura këtu e më shumë se 70 vjet më parë. Ne jemi për zgjidhje dhe duam të ketë një zgjidhje. Ndaj dhe po punojmë. Një ditë më parë, Demokracia e Re donte t’i vendoste kushte Shqipërisë në mbështetje të rrugës së integrimit, por ne nuk mund ta bënim një gjë të tillë”, tha Kotzias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat