Shqiptarët nuk kanë besim tek politika, 72% besojnë se nuk u përgjigjet

Shqipëria

Shqiptarët nuk kanë besim tek politika, 72% besojnë se nuk u përgjigjet

Më: 12 maj 2018 Në ora: 07:32
Kuvendi i Shqipërisë

Qytetarët nuk besojnë se politika është e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ky është rezultati i sondazhit të kryer nga Qendra Shqiptare për qeverisjen e mirë, ku 72% e të anketuarve kanë thënë se politika nuk i përgjigjet qytetarit.

Ky sondazh u bë publik gjatë një tryezë të organizuar nga Albanian Enterprise Institute.

Sipas ekspertëve ajo që mbetet shqetësuese është se mungesa e vlerave dhe lirisë politike e ekonomike çojnë në hezitimin e të rinjve për tu angazhuar në këto dy sektor.

Ndërsa Gjergj Bojaxhi thekson se në vendin tonë mungon zbatimi real i ligjit duke lënë hapësira për korrupsion.

Lidhur me rezultatet e këtij studimi ajo që vihet re është se për një kohë të gjatë ky hendek i besueshmërisë nuk ka ndryshuar, pavarësisht zhvillimeve politike apo ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat