I dënuar për prostitucion, kush është ‘i forti’ i Shkodrës që u arrestua sot

Shqipëria

I dënuar për prostitucion, kush është ‘i forti’ i Shkodrës që u arrestua sot

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:06
Policia e shtetit

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Artur Ahmeti, banues në Barbullush, Vau i Dejës. Ky shtetas ishte dënuar në Itali me mbi 4 vjet burg për arratisje nga burgu e prostitucion.

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë 37-vjeçari Artur Ahmeti, banues në Barbullush, Vau i Dejës. Ky shtetas ishte dënuar në Itali me 4 vjet e rreth 4 muaj burg për arratisje nga burgu dhe shfrytëzim prostitucioni.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi

Më datë 11.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar u bë kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar i shtetasit:

Artur Ahmeti, 37 vjeç, banues në Barbullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat