I dërguari i Merkel: Mbështetuni tek ne, por Gjermania do verifikojë gjithçka!

Shqipëria

I dërguari i Merkel: Mbështetuni tek ne, por Gjermania do verifikojë gjithçka!

Më: 12 maj 2018 Në ora: 15:18
Michael Roth

"Qeveria duhet të vijojë në rrugën e saj me reformat dhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e saj".

Me këto mesazhe të qarta politike u artikulua në Tiranë, i dërguari i Merkel, Michael Roth, ministër i Shtetit për Çeshtjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane.

 “Pres prej qeverisë shqiptare të vijojë në mënyrë konsekuente politikën e reformave, dhe pres prej opozitës shqiptare të ndërmarrë në mënyrë të drejt për drejtë përgjegjësitë e veta për të kontribuar në këto procese. Dje pata mundësinë të komunikoj me zotin Basha ka qenë bisedë mjaft e mirë. Sado që mund të ketë konflikte në politikat e brendshme, çka është shenjë e një sistemi demokratik të gjallë, gjithsesi duhet të lini mënjanë ndasitë për të ecur para”, tha Roth.

Ai tha se Shqipëria mund të mbështetet tek Gjermania dhe se rruga për në BE është e vështirë.

Por vendimi do të bëhet pas verifikime nga Qeveria federale dhe Bundestagu.

 “Shqipëria mund të vazhdojë të mbështet në përkrahjen e Gjermanisë. Rruga e Shqipërisë drejt BE është rrugë e vështirë, sigurisht që shoqërohet me vështirësitë e veta. Në vitet e shkuara janë shënuar një sërë arritjesh të rëndësishme. Qeveria federale është duke verifikuar të gjitha këto arritje dhe në bashkëpunim me Bundestagun do të pozicionohemi në të ardhmen për çeljen e këtyre negociatave. Argumentet për çeljen e negociatave sigurisht që nuk mungojnë, perspektiva e anëtarësimit për në BE për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe veçanërisht për Shqipërinë, është në interesin jo vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por dhe në interesin tonë, dhe ne duhet tua shpjegojmë këtë qytetarëve tanë”, u shpreh ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat