Ligji Antimafia për Agron Xhafajn, Prokuroria nis verifikimet

Shqipëria

Ligji Antimafia për Agron Xhafajn, Prokuroria nis verifikimet

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:44
Prokuroria

Pas akuzave të vijueshme nga selia e Partisë Demokratike, në lidhje me mosrespektimin e ligjit antimafia për Agron Xhafajn, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, mësohet se është vënë në lëvizje edhe prokuroria.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Prokuroria po ndjek me vëmendje rastin dhe është duke kryer detyrën sipas ligjit.

Prej disa ditësh, opozita ka publikuar një vendim të gjykatave italiane, që dënojnë në mungesë me 7 vite e dy muaj Agron Xhafajn, vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj, për përfshirje në aktivitete kriminale.

Sipas selisë blu, ministri Xhafaj jo vetëm që nuk po zbaton ligjin antimafia ndaj të vëllait, për t’i sekuestruar pasurinë e vënë me aktivitete të paligjshme, por e ka marrë në mbrojtje, duke ndryshuar ligjin për ekstradimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat