“Saimir Tahiri në arrest shtëpie”, ambasada e SHBA-ve: Nis rruga e drejtë

Shqipëria

“Saimir Tahiri në arrest shtëpie”, ambasada e SHBA-ve: Nis rruga e drejtë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 22:05
Ambasada e SHBA në Shqipëri

Pak kohë pasi gjykata për Krimet e Rënda vendosi masën “arrest shtëpie” për ish- ministrin Saimir Tahiri reagon edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Sipas ambasadës ky është një përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përparimin e bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i gjykatës për të vendosur Saimir Tahirin në arrest shtëpie është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata.

Arrestimi i Met Kananit në Turqi dhe 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale në Shqipëri është shenjë e seriozitetit të policisë dhe prokurorëve për të vënë në shënjestër krimin e organizuar.

Së fundi, arrestimi i trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj në Gjermani dhe kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri është shenjë se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend.

Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda”, thotë amabasada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat