Në Shamoll të Korçës ecin 8 km për të mbushur ujë

Shqipëria

Në Shamoll të Korçës ecin 8 km për të mbushur ujë

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:46
Ilustrim

Për më shume se 100 familje në fshatin Shamoll në Korçë, ndërtimi i një ujësjellësi do t’i jepte zgjidhje përfundimtare kalvarit të gjatë të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer tashmë në një stërmundim të përditshëm dhe në makthin e çdo banori, i cili duhet të mendojë sesa mundim iu duhet për të siguruar çdo pikë uji. Elementi jetik mungon prej vitesh, ndërsa rutina e çdo mëngjesi nis me bidona në duar, e banorëve u duhet të udhëtojnë 8 km për të siguruar ujin.

Në fshatin Shamoll, para 3 vitesh situata ishte edhe më alarmante, pasi uji, për shkak të rrjetit të amortizuar vinte me mbeturina e krimba. Shqetësimi mori përmasa të mëdha, gjë që bëri që uji të ndërpritet për të mos rrezikuar përhapjen e epidemive, por banorët tani presin me shpresën se uji do të vijë dhe ata do të mund të furnizohen normalisht.

Nga ana tjetër, instancat përgjegjëse pohojnë se shqetësimi i banorëve është i drejtë, por shprehen optimistë për zgjidhjen e problemit. Një projekt i përbashkët mes Këshillit të Qarkut të Korçës dhe Bashkisë Korçë, i cili do të financihet nga fondet “IPA”, do t’i japë zgjidhje këtij problemi përmes ndërtimit të ujësjellësit, i cili do të furnizojë me ujë fshatrat Goskovë, Qatrom dhe Shamoll, por deri atëherë banorët duhet të përballen me të njëjtën situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat