Tahiri në “arrest shtëpie”, deputeti Balliu: Loja politike e kumbarit Rama me ushtarin e tij vazhdon

Shqipëria

Tahiri në “arrest shtëpie”, deputeti Balliu: Loja politike e kumbarit Rama me ushtarin e tij vazhdon

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:18
Saimir Tahiri

Pas vendimit të Gjykatës për të lënë në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Balliu kujton rastin e protestuesve kuksianë, duke u shprehur se:

“Kapu me drogë dhe rri në shtëpi, Por po protestove të fusin në burg”.

Sipas deputetit Klevis Balliu, “Loja politike e kumbarit Rama me ushtarin e tij vazhdon”.

POSTIMI I PLOTE
Kapu me drogë dhe rri në shtëpi,
Por po protestove të fusin në burg

Loja politike e KUMBARIT RAMA ME USHTARIN E TIJ SAJE QORRI vazhdon.

Ky njeri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge ndërsa drejtësia nën urdhërat e Ramës e le në shtëpi.
Kuksianët ndërkohë që protestuan kundër një takse anti kombëtare, për të cilën vetë kumbari drogës kërkoj falje, vazhdojnë të jenë pas hekurave në BURG.
TURP, TURP, TURP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat