Numri i bizneseve aktive arrin mbi 112 mijë

Shqipëria

Numri i bizneseve aktive arrin mbi 112 mijë

Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:32
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Numri i subjekteve që kanë deklaruar aktivitet, ka shënuar rritje gjatë katër muajve të parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Më konkretisht, bazuar në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, rezulton se numri i tatimpaguesve që kanë deklaruar aktivitet nga janari deri në prill 2018 arriti në 112 101.

Ndërsa nga janari deri në prill 2017 numri i tatimpaguesve që deklaruan aktivitet kapi shifrën prej 108 621.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i tatimpaguesve që deklarojnë aktivitet është rritur me 3 480 ose me rreth 3.2% më shumë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për të asistuar me profesionalizëm tatimpaguesit, në mënyrë që ata të përmbushin vetë detyrimet e tyre tatimore sipas legjislacionit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat