Deputeti i PS kundër Ramës? Teatri Kombëtar nuk prishet

Shqipëria

Deputeti i PS kundër Ramës? Teatri Kombëtar nuk prishet

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:38
Komisioni i Medias

Sot mbahet Komisioni i Medias, ku do të jetë dëgjesa e artistëve në Komision.

Pasi ka nisur, dëgjesa është ndërprerë pasi Albana Vokshi ka thënë partia Demokratike po bën një deklaratë të rëndësishme.

Presidenti i Sindikatave të Pavarura, Reshat Ibrahimi ka braktisur Komisionin duke thënë që nuk ministrja Mirela Kumbaro nuk është e pranishme, ndërsa të tjerët i ka takuar.

Alert Çeloaliaj ka thënë në Komision se ministrja Kumbaro nuk pranon që të debatohet mbi Teatrin.

Alert Çeloaliaj, artist: Nese si komunitet teatror na kërkohet që të heshtim. Përgjegjen për gjendjen në të cilën ndodhet TK sot, janë qeveritë nga e majta dhe nga e djathta. Thuhet se TK është rrezik për punonjësit, atëherë përse nuk merren masa për këtë gjendje. I vetmi që ka bërë diçka për Teatrin Kombëtar është Pandeli Majko. Ne e ftojmë që të prononcohet për të ardhmen e TK. Ne kërkojmë që Teatri Kombëtar të shpallet monumet kulture.

Regjizori Kastriot Çipi ka thënë që në këtë problematikë, nuk flitet asnjë fjalë për shembjene Teatrit Eksperimental.

Kastriot Çipi, regjizor: Në strategjinë e Ministrisë së Kulturës 2013-2017 në pikën 16 parashikohej restaurimi i TK. Masakra që po i bëhët Tiranës ka filluar jo vetëm nga kjo qeveri, por edhe nga ato paraardhëse.

Fidel Ylli ka thënë në Komisionin e Medias në dëgjesën për Teatrin Kombëtar ka thënë që kërkesa e projektit ka ardhur nga një biznes, as nga Ministria e Kulturës dhe as nga Bashkia. Është vetëm një ofertë që do të shqyrtohet nga qeveria, nuk është një vendim ka thënë Ylli, duke theksuar se në godinën ekzistuese nuk mund të behet teatër.

"Kullat nuk janë vetëm për të fituar biznesi, por edhe për arkitekturë. Ju falënderoj që ngrini zërin, se vërtetë po se ngritët ju zërin, qeveritë do të ju shkelin me këmbë"-tha deputeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat