Neni për ekstradimet, Manja: Ka qenë në draftin e diskutimeve

Shqipëria

Neni për ekstradimet, Manja: Ka qenë në draftin e diskutimeve

Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:35
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi reaguan ditën e sotme në lidhje me akuzat e ngritura ditët e fundit nga opozita se ministri Xhafaj ndryshoi ligjin për të ndaluar ekstradimin e të vëllait.

Manja u shpreh se ndryshimet në nenin 491 janë bërë për t’a përfaruar me standardet ndërkombëtare. Ai tha se “drafti, neni 491, gërma “H”, për të cilën hedh baltë opozita ka qenë i reflektuar jo vetëm në draftin e diskutimeve, por një ditë para se komisioni i ligjeve të fillonte diskutimet, ka qenë i shpërndarë në variantin e integruar, relatorëve, OBDAD, opozitës, por edhe ministrisë së Drejtësisë”.

“Kuvendi dhe reforma në drejtësi janë vënë padrejtësisht nën sulmin e opozitës. Qëndrimin e PD e dimë të gjithë. PD e braktisi paketën e dytë të reformës në drejtësi, por nuk e kuptojmë qëndrimin e LSI, e cila ka qenë prezente në komisionin e reformës dhe të ligjeve. Proceduarat e ndjekura nga komisioni i ligjeve, por dhe komisionet e tjera normohen në rregulloren e Kuvendit. Kuvendi i shqyrton listat ligjore sipas rregullore, por tashmë në praktikën Parlamentare ne një praktikë transparente.

Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi, pas ndryshimeve kushtetuese, mori vendimin e që paketa e dytë e reformës në drejtësi të miratohet në komisionin e ligjeve. Këtë vendim Kuvendi i Shqipërisë në 22 dhjetor 2016, që 27 projektligjet e hartuara të miratohen. Pika e tretë është shumë e rëndësishme: Grupi i ekspertëve dhe sekretariatit teknik të vazhdojnë të mbështesin komisionin për çështjet ligjore.

E gjithë puna për paketën e dytë të reformës në drejtësi, është një punë e asistuar sipas vendimit të Kuvendit. Më 22 dhjetor 2016 është depozituar për t’u shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve.

Drafti i punuar nga grupi i ekspertëve, i cili pas vendimit të Kuvendit është ridepozituar së bashku me relacionin përkatës. Mbi bazën e këtij drafti grupi dhe relatorët e çështjeve kemi. Në draft janë reflektuar komentet e ardhura nga ekspertë shoqëria civile dhe organizata. Deri sa kemi ardhur në një variant të integruar të projektligjit.

Ky draft, neni 491, gërma “H”, për të cilën hedh baltë opozita ka qenë i reflektuar jo vetëm në draftin e diskutimeve, por një ditë para se komisioni i ligjeve të fillonte diskutimet, ka qenë i shpërndarë në variantin e integruar, relatorëve, OBDAD, opozitës, por edhe ministrisë së Drejtësisë”, tha Ulsi Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat