E fshehur mes pishave, zbulohet gomonia që do trafikonte drogë për në Itali

Shqipëria

E fshehur mes pishave, zbulohet gomonia që do trafikonte drogë për në Itali

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:53
Ilustrim

Një tjetër tentativë për të trafikuar lëndë narkotike drejt shtetit fqinj Italisë, është zbuluar nga policia.

Efektivët e policisë kufitare kanë konstatuar një gomone në Pishpore të Fierit.

Gomonia dyshohet se do të përdorej për trafikun e drogës, por në vendngjarje policia nuk gjeti persona të dyshimtë..

Policia kufitare thotë përmes një njoftimi zyrtar se midis pishave është konstatuar i fshehur një gomone, që dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë.

Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale gomonia ju dorëzua drejtorisë së Policisë në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat