Boçi: Hapu dhe të futemi, mafia drejton vendin, opozita...

Shqipëria

Boçi: Hapu dhe të futemi, mafia drejton vendin, opozita...

Më: 14 maj 2018 Në ora: 18:34
Deputeti demokrat Luçiano Boçi

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga socialistët ndaj video-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike, përmes të cilës akuzohet  Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se vazhdon aktivitetet kriminale në trafikun e drogës.

Ndërsa e cilëson deklaratën e PS-së, si pafytyrësi pa kufi dhe qesharake pa fund, Boçi shkruan se PD e cila po tregon të vërtetën për mafian që drejton vendin, për zullumet e trashura, për varfërimin progresiv, për taksat galopante, për çdo gjë të zezë që ndodh, ne pra sipas këtyre, duam të pengojmë hapjen e negociatave?!!!

“Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na paskan asnjë përgjegjësi?!!!”, tha Boçi

Postimi i Luçiano Boçit

Pafytyrësi pa kufi

Qesharakë pa fund

E pafytyrë fare kjo deklarata e PS-së!!!

Dhe qesharake pa fund, njëkohësisht.

Ne që tregojmë të vërtetën për mafian që drejton vendin, për zullumet e trashura, për varfërimin progresiv, për taksat galopante, për çdo gjë të zezë që ndodh, ne pra sipas këtyre, duam të pengojmë hapjen e negociatave?!!!

“Hapu dhe!!!- thërret Nakja i portokallisë.

Ndërsa këta, dora vetë mafia, që kanë kriminalizuar gjithçka në këtë vend, që grabisin çdo ditë, që mbjellin mjerim e që kanë dështuar çdo gjë, këta, nuk na pask

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat