Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i mungojnë aktorët

Shqipëria

Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i mungojnë aktorët

Më: 15 maj 2018 Në ora: 00:42
Foto nga takimi

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vazhduar edhe këtë të hënë takimin e përjavshëm.

Pas shfaqjes së një dokumentari në mbrojtje të teatrit, nuk kishte më diskutime. Kjo edhe për faktin se aktorët nuk ishin prezent aty. Në ndryshim nga javët e tjera kur ata kanë folur duke u shprehur të gatshëm më çdo kusht që ta mbrojnë këtë godinë, kjo e hënë nuk ishte kështu.

Vetëm disa anëtarë të shoqërisë civile kërkuan bashkëpunim mes qytetarëve për hartimin e strategjive të ndryshme në mbrojtje të godinës së teatrit.

Ata lanë takim sërish të hënën tjetër, duke bërë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat