Lajm i mirë për shqiptarët, ja kur nisin punimet për rrugën e Arbrit

Shqipëria

Lajm i mirë për shqiptarët, ja kur nisin punimet për rrugën e Arbrit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 10:25
Olta Xhaçka

Gjatë turit të “llogaridhënies” në qarkun e Dibrës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dha një lajm të mirë për shqiptarët.

Sipas saj brenda dy javësh nis puna për rrugën e Arbrit.

Ministrja u shpreh se është koha që Dibra të marrë atë që i takon për gjithçka i ka dhënë Shqipërisë.

“Brenda dy javësh nis puna për rrugën e Arbrit. Është koha që Dibra të marrë atë që i takon për gjithçka i ka dhënë Shqipërisë. Vullneti për të ndryshuar gjërat është shumë i fortë. Qeverisja, sipas pritshmërive që njerëzit kanë për ne”, tha ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat