Nis nesër Muaji i Ramazanit, kreu i Myftinisë së Tiranës: Politika të mos turbullojë shenjtërinë

Shqipëria

Nis nesër Muaji i Ramazanit, kreu i Myftinisë së Tiranës: Politika të mos turbullojë shenjtërinë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:52
Ylli Gurra, kreu i Myftinisë së Tiranës

Do të nisë nesër, muaji i Ramazanit, i shumëpritur për të gjithë besimtarët myslimanë.

Gjatë këtij muaji besimtarët do të agjërojnë duke hequr dorë nga ushqimi dhe uji prej agimit të diellit e deri në perëndim.

I ftuar në studion e lajmeve në Top Channel ishte Ylli Gurra, kreu i Myftinisë së Tiranës.

TCH: Cilat janë mesazhet që ne duhet të përcjellim në fillim të muajit të sakrificës, por edhe të shpërblimit?

Ylli Gurra: Është një moment i shenjtë dhe një moment refleksioni. Këtë vit e kemi 30 ditor të qëndruarit larg jo vetëm nga pija apo veset, por edhe duke parë situatën, të qëndruarit larg edhe nga konsumimi i politikës. Këto ditë besimtarët kanë një moment të pashënuar në ndonjë kohë tjetër, momenti i iftarit në fundin e çdo dite me perëndimin e diellit. Agjërimi është revolucioni më i madh në jetën e myslimanëve në raport me vetveten, shoqërinë dhe digën e madhe që duhet të ngrenë përballë babëzisë në konsumimin e të panevojshmeve. Është refleksioni më i madh jo vetëm shpirtëror, por edhe social.

TCH: Një mjek në Gjermani I kishte bërë thirrje prindërve të mos I lejojnë fëmijët të agjërojnë sepse nuk është e shëndetshme, pra të mos hanë e të mos pinë. Tek ne është fenomen I përhapur, pra fëmijë ose të mitur më saktë që agjërojnë?

Ylli Gurra: Ramazani përfshin moshën madhore, por në një atmosferë familjare dhe përfshirja e djemve 10 vjeç apo më shumë, qoftë edhe gjysmëdite, është diçka që mësë shumti unifikon besimtarët dhe nuk është e kërkuar.

TCH: Një mesazh për politikën përpara nisjes së këtij muaji…

Ylli Gurra: Jeta e çdo qytetari është e shenjta dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve apo edhe të vëllezërve të krishterë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat