Balla foli për dje përgjegjësi morale, sot i shkon në zyrë Fatmir Xhafajt

Shqipëria

Balla foli për dje përgjegjësi morale, sot i shkon në zyrë Fatmir Xhafajt

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:21
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka zhvilluar një takim disa minutësh me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj mesditën e sotme, raporton News24, pak pas përfundimit të seancës gjyqësore te Krimet e Rënda që la në arrest shtëpie ish ministrin Saimir Tahiri.

Takimi vjen në një moment që kryeministri Rama ndodhet në Paris për një takim me presidentin francez lidhur me fatin e Shqipërisë në Bruksel këtë fundqershori.

Një ditë më parë PD publikoi një audiopërgjim ku përmendjen vëllai i ministrit, Agron Xhafaj i cili sipas PD bën pazare droge. Opozita kerkon doreheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj dhe per te merkuren ka paralajmeruar proteste teksa te enjten parashikohet qe te mos lejohet nje seance normale parlamentare ne Kuvend.

Nuk dihet ende se cfare ka diskutuar Balla me Xhafajn, teksa ne media ka qarkulluar oret e fundit nje lajm per doreheqjen e tij, gje qe nuk eshte konfirmuar nga zyra e shtypit e Xhafajt dhe drejtori i kabinetit i kryeministrit, te cilet thane se ministri eshte ende ne detyre.

Ishte Balla i pari nga mazhoranca qe reagoi pak ore pas publikimit te audiopergjimit nga PD te henen, i cili tha se prokuroria duhet te nise menjehere hetimin dhe te mos e lere ne dore te denoncimit te opozites, e teksa shtoi se “ka pergjegjesi penale vellai i Xhafajt dhe pergjegjesi morale Xhafaj”, pas ketij pergjimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat