Përballja në gjykatë/ Prokurorët: Të kemi përgjuar, pse e takove pronarin e skafit? Ja përgjigja e Tahirit

Shqipëria

Përballja në gjykatë/ Prokurorët: Të kemi përgjuar, pse e takove pronarin e skafit? Ja përgjigja e Tahirit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 14:28
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po përballet ashpër dhe po replikon me prokurorët dhe gjyqtarët në Gjykatën e Krimeve të Rënda aty ku mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.

Prokurorët këmbëngulin se ndaj tij duhet të vendoset masa “arrest me burg” dhe jo “arrest shtëpie” pasi ai po prish provat dhe po intimidon personat (bashkëpunëtorët e tij) që kanë dalë gjatë hetimeve e përgjimeve.

Kështu prokurori ka deklaruar se është përgjuar një takim mes Tahirit dhe shtetasit Orgest Liperi.

Ky i fundit dyshohet se shoqëroi Tahirin me skaf në Greqi në vitin 2014 dhe prej andej Tahiri u kthye me Audin e Habilajve.

Tahiri kundërshtoi prokurorin dhe u shpreh: “Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje biznesmenit Liperi që e përfshiva në këtë mesele.

Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat