Basha niset për në Sofje, ja çfarë do kërkojë në Samitin e PPE

Shqipëria

Basha niset për në Sofje, ja çfarë do kërkojë në Samitin e PPE

Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:03
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për në Sofje ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane. Burime nga selia blu thanë për gazetaren Elda Menga se Basha dot ë shfrytëzojë samitin e PPE për të kërkuar mbështetjen për statusin e vendit kandidat.

Mësohet se do të jetë pjesë e punimeve të samitit të mërkurën, më pas do kthehet në Tiranë për seancën parlamentare të së enjtes, ku parashikohet të ketë tensione.

Kujtojmë se opozita ka deklaruar, se të ditën e enjte nuk do te lejojë zhvillimin e një seance parlamentare normale. Vendimi i opozitës vjen pas publikimit të audio-përgjimit për vëllain e Ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj, pasi pretendohet se ai është i lidhur me trafikun e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat