Dorëheqjet ndërprenë Vettingun! Apeli shqyrton gjyqtaren Fana e prokurorin Tola

Shqipëria

Dorëheqjet ndërprenë Vettingun! Apeli shqyrton gjyqtaren Fana e prokurorin Tola

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:19
Komisioni për Vettingun

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dha dorëheqjen në fund të janarit të vitit 2017, menjëherë pasi hyri në fuqi ligji i vettingut.

Për shkak se ligji përjashton nga procesi i vettingut gjyqtarët që dhanë dorëheqjen para hyrjes së tij në fuqi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk kaloi në sitë këtë gjyqtare.

Por, Komisioneri Publik apeloi këtë çështje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ky i fundit ka caktuar me short trupën gjykuese që do të shqyrtojë këtë kërkesë të Komisionerit.

Trupi gjykues i caktuar me short që do të shqyrtojë rastin e gjyqtares Mirela Fana përbëhet nga Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo.

Me të njëjtin argumentim, KPK pushoi edhe procesin e rivlerësimit ndaj Sulejman Tolës, prokuror në rrethin e Kavajës. Edhe ky vendim është apeluar nga Komisioneri Publik pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që ka hedhur shortin e gjyqtarëve që do ta shqyrtojnë atë me kryesuese Rezarta Schuetz, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat