Adriatik Llalla përballet nesër me KPK, ja trupi gjykues

Shqipëria

Adriatik Llalla përballet nesër me KPK, ja trupi gjykues

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:57
Adriatik Llalla

Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm,  do të dalë nesër në orën 10:00, para Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit.

Në seancë do të gjykohet ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 shkurt të këtij viti, ndërprerjen e procesit të vettingut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, e duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Trupa gjyqësore do të kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin, ndërsa anëtarë të trupës do të jenë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama. 

Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit ka hedhur shortin edhe për dy ankimime të tjera të komisionerit publik, për ndërprerjen e vettingut nga KPK, për ish anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e dorëhequr më 31 janar dhe prokurorin e Kavajës,  Sulejman Tola i dorëhequr më 27 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat