Gjendet një trup i pajetë. Dyshimet e para të policisë

Shqipëria

Gjendet një trup i pajetë. Dyshimet e para të policisë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 20:28
Pamje nga vendi ngjarjes

Më datë 15.05.2018, në fshatin Kamenicë-Korçë, në anë të një rruge në fshat, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç, banues në Kamenicë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat