Monika Kryemadhi: Çështja “Xhafaj”, një plan mafioz uzurpimi

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Çështja “Xhafaj”, një plan mafioz uzurpimi

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:20
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intgegrim Monika Kryemadhi në një intervistë për Report TV ka folur për zhvillimet politike më të rëndësishme të momentit duke thë se Çështja Xhafaj është një plan mafioz uzurpimi.

“Çështja Xhafaj, një plan mafioz uzurpimi.

Ne nuk e kishim përpara pikën “F” kur e votuam.

Email i mbërritur nuk është zyrtar dhe Petrit Vasili nuk e ka lexuar.

Ne nuk menduam që maskarallëku do të shkonte në këtë farë feje”. 

Kryemadhi është shprehur se në lidhje me nenin që mbron Xhafajn, ai duhet të tërhiqet, duke shtuar se nga emaili që mbërriti për Vasillin nuk është zyrtar dhe se ai nuk e ka lexuar atë.

“Të tërhiqet neni që mbron vëllain e Xhafajt”.

Më tej për sa i përket strategjisë politike të opozitës dhe mosbindjes civile, Kryemadhi shprehet se ajo vazhdon dhe se asnjë deputet i LSI-së nuk do të kalojë nga PS-ja.

“Nuk e kemi harruar mosbindjen civile. Asnjë deputet i LSI-së nuk kalon me PS.

Deputetët tanë që votuan, votuan për të shpëtuar mandatin.

Largimi i deputetëve të LSI është tymnajë e Edi Ramës.

Më vjen keq ta zhgënjej Ramën, por nuk më merr asnjë deputet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat