PD nuk ndalet, Alibeaj: Ka ende audio-përgjime ndaj Xhafajt

Shqipëria

PD nuk ndalet, Alibeaj: Ka ende audio-përgjime ndaj Xhafajt

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:24
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus se audio përgjimi ndaj vëllait të ministrit Xhafaj vazhdon dhe se ka ende pjesë të tjera që implikojnë atë në trafik droge.

“Prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur Agron Xhafajn në monmentin që na paditi ne sepse ka vendim të formës së prerë në Itali për dënimin e tij me 7.2 vjet burg për trafik droge. Prej 2008 ka një marrëveshje detyruese mes Italisë dhe Shqipërisë për të tilla raste”.

Opozita ka kërkuar doreheqjen e ministrit Xhafaj, pasi sipas saj ai ka penguar ekstradimin e vëllait të tij drejt Italisë.

Kurse sot, Agron Xhafaj deklaroi se do dorëzohet tek autoritetet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat